“Rasti subvencionet”, shpallet aktgjykimi për dhjetë të akuzuarit

Përmes një komunikate për media Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special njofton se ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër dhjetë të akuzuarve, e njohur si `Rasti subvencionet`

Sipas komunikatës i akuzuari B.S është shpallur fajtor dhe është dënuar  me dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesë muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 20,0000.00 €për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit dhe Mashtrim me subvencione”, në të cilin vendim i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe masën e  arrestit shtëpiak nga data 03.12.2021 deri me datë 03.05.2022..I  pandehurin B.S në mënyrë vullnetare ka bërë kompensimin e dëmit të shkaktuar në vlerë prej 184, 857.53 euro.

Kurse e akuzuara K.B-S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej pesë muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 500 € për veprën penale “Dhënie Ryshfeti”, në të cilin vendim llogaritet edhe koha e kaluar në masën e arrestit shtëpiak prej datës  nga data 24.02.2021 deri me datë 24.09.2021, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

Ndërsa e akuzuara A.U është shpallur fajtore dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje  prej dy (2) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 5,000€ për veprën penale se në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”, në të cilin vendim llogaritet edhe koha e kaluar në masën e arrestit shtëpiak prej datës  nga data 24.02.2021 deri me datë 24.05.2021i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë. Gjykata të akuzuares A.U i cakton edhe dënim plotësues, ku të njëjtës i ndalohet  për dy vite ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike pas mbajtjes së dënimit me burgim.

E i akuzuari V.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej nëntë (9) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 500€për veprën penale se në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti” në të cilin vendim llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe masën e  arrestit shtëpiak nga data 30.06.2021 deri me datë 30.03.2022, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë. Gjykata të akuzuarit V.U  i cakton edhe dënim plotësues, ku të njëjtit ndalohet për dy vite ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike pas mbajtjes së dënimit me burgim.

I akuzuari G.A është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej nëntë (9) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 100€,për veprën penale “Ushtrim i ndikimit” në të cilin vendim llogaritet edhe koha e kaluar në masën e arrestit shtëpiak prej datës  nga data 30.06.2021 deri me datë 30.03.2022, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykim të bëhet i formës së prerë.

I akuzuari F.Y është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me kusht me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000€ për veprën penale “Dhënie Ryshfeti”,i cili dënim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i pandehurit F.Y në afat prej një viti, nëse nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari A.T është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000€, për veprën penale “Dhënie Ryshfeti”, i cili dënim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i pandehurit në afat prej 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari B.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000€, për veprën penale “Dhënie Ryshfeti”, i cili dënim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i pandehurit në afat prej 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari A.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000€, për veprën penale “Dhënie Ryshfeti”, i cili dënim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i pandehurit në afat prej 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari M.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000€, për veprën penale “Dhënie Ryshfeti”, i cili dënim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i pandehurit në afat prej 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale.

Në komunikatë thuhet se të akuzuarit janë obliguar të kompensojnë shpenzimet e procedurës penale, ndërsa pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil për kërkesën pasurore.

Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Kosova.info/

Go to TOP