Rasti në Pejë, reagon pronari: Nuk kam fjalë ta përshkruaj si jam ndjerë, personelin e kemi larguar nga puna

Pas publikimit të pamjeve në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë, ku një infermiere ushtron dhunë fizike ndaj një të moshuarve përderisa punonjësit të tjerë e shikojnë dhe incizojnë, ka reaguar pronari i kësaj qendre.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të qendrës së të moshuarve, pronari Anton Rasaj ka kërkuar ndjesë ndaj qytetarëve duke thënë se me urgjencë ka marrë veprime personalisht.

“Unë jam investitor, kursimet e fituara jashtë vendit me familje vendosëm t’i investojmë në vendlindje. Kemi punësuar personel dhe jemi kujdesur që të krijojmë vende pune për bashkëatdhetar tonë dhe të kujdesemi që të ketë maksimalisht sjellje profesionale nga personali në qendrën tonë, por ja që situata në fjalë na ka lanë pa fjalë dhe plotë mllef! Na janë besuar prindër të familjarëve, për çka ngjarja sot na ka lënduar shumë sa nuk gjejmë fjalë të shprehim këtë indinnatë. Nuk kam fjalë ta përshkruar se si jam ndjerë kur e kam parë sjelljen e infermierëve”, thuhet në reagimin e pronarit Rasaj.

Ai ka thënë se menjëherë i ka larguar nga puna personelin në fjalë, ndërsa ka kërkuar që me shpejtësi të veprohet, e për dëmin e shkaktuar, pronari i qendrës së të moshuarve ka thënë se do të ndiqen përgjegjësit në procedura tjera ligjore.

“I ftoj organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre me efikasitet dhe që të njejtat të marrin denimin e merituar! I sigurojmë familjet dhe gjithë Ju se do të ndërmarim çdo veprim të nevojshëm! E përsëris, më vjen shumë keq, e di që ky njoftim nuk ju heq dhimbjen secilit nga Ju, posaqerisht familjes së zonjës së rrespektuar, por Ju premtoj se do tē bëj gjithcka që është në mundësinë tonë!”, ka thënë Rasaj.

Postimi i plotë:

Të nderuar,

Ju kërkojmë ndjesë për pamjet e rënda që na kanë goditur secilin! unë Anton Rasaj sot si aksionari me i madh ne shoqerinë Orenda në Pejë kam rastisur të jem këtu me familje. Me urgjencë kam marr veprimet personalisht!

Unë jam investitor, kursimet e fituara jashtë vendit me familje vendosem ti investojmë në vendlindje. kemi punesuar personel dhe jemi kujdesur që të krijojmë vende pune për bashkëatdhetar tonë dhe të kujdesemi që të ketë maksimalisht sjellje profesionale nga personeli në qendrën tonë, por ja që situata në fjalë na ka lanë pa fjalë dhe plotë mllef!

Na janë besuar prindër të familjarëve, për çka ngjarja sot na ka lënduar shumë sa nuk gjejmë fjalë të shprehim këtë indinnatë.

Nuk kam fjale ta pershkruaj se si jam ndjere kur e kam parë sjelljen e infermiereve.

Ju njoftoj se pa asnjë hamendje, menjëherë i kam larguar nga puna personelin në fjalë, kam kërkuar që me shpejtësi të veprohet, e për dëmin e shkaktuar nga ato do ti ndejkim përgjegjesit në procedura tjera ligjore po ashtu.

I ftoj organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre me efikasitet dhe që të njejtat të marrin denimin e merituar!

I sigurojmë familjet dhe gjithë Ju se do të ndërmarim çdo veprim të nevojshëm!

E përsëris, më vjen shumë keq, e di që ky njoftim nuk ju heq dhimbjen secilit nga Ju, posaqerisht familjes së zonjës së rrespektuar, por Ju premtoj se do tē bëj gjithcka që është në mundësinë tonë!

Go to TOP