Kryeprokurori i Shtetit pret drejtorin e AMIK-ut, diskutohen siguria e informacionit të klasifikuar dhe bashkëpunimi institucional

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim Drejtorin e Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (AMIK), Emin Hoxhaj.

Gjatë takimit, drejtori i AMIK-ut e uroi Kryeprokurorin Gashi për marrjen e detyrës së re, ndërsa bashkëbiseduesit diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Sipas njoftimit, në fokus të bisedimeve ishte forcimi i bashkëpunimit të ndërsjellë dhe avancimi i standardeve institucionale për mbrojtjen e sigurisë së informacionit të klasifikuar.

Palët vlerësuan rëndësinë e koordinimit institucional në funksion të garantimit të mbrojtjes së informacionit të klasifikuar dhe respektimit të standardeve përkatëse të sigurisë. /Kosova.info/


Go to TOP