Rasti në Pejë, Mustafa: E tmerrshme, çnjerëzore dhuna e vajzave të reja ndaj një gruaje të moshuar

Besian Mustafa, deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar ndaj rrahjes të moshuarës nga disa infermiere në shtëpinë e të moshuarëve në Pejë.
Mustafa ka thënë se kemi rënë në humnerë dhe se shpreson të kemi mundësi të nxjerrim veten nga aty.

Po ashtu deputeti i LDK-së ka thënë se ky rast është i tmerrshëm, çnjerëzor.

“E tmerrshme, çnjerëzore, shtazarake dhuna e vajzave të reja ndaj një gruaje të moshuar, një plake, nënë, gjyshe, motër, hallë e jona. Kemi rënë në humnerë. Shpresoj të kemi mundësi të nxjerrim veten nga aty”, ka thënë Mustafa.

Go to TOP