Rasti i parë i variantit Omicron zbulohet në Kaliforni

Rasti i parë i variantit të ri të koronavirusit, Omicron është zbuluar më 1 dhjetor në Kaliforni, tha Anthony Fauci, drejtor i Institutit amerikan për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse.

Personi në fjalë, i infektuar me variantin e ri të COVID-19 ishte kthyer nga Afrika e Jugut në ShBA më 22 nëntor dhe rezultoi pozitiv shtatë ditë më vonë, shtoi Fauci.

Sipas Faucit, personi i cili ishte i vaksinuar kundër koronavirusit me vetëm dy doza të vaksinës kishte simptoma të lehta dhe ishte vetizoluar derisa personat me të cilët ishte në kontakt, të gjithë rezultuan negativ.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se varianti i ri i koronavirusit Omicron paraqet rrezik të madh për rritjen e infeksioneve në të gjithë botën.

Në paralajmërimin e saj të fundit, OBSh-ja tha se varianti mund të çojë në pasoja të rënda në disa rajone.

Go to TOP