Rast tragjik në Gjilan: 22-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Hasani në Gjilan, ku djali 22-vjeçar i tyre u gjet pa shenja jete në korridorin e shtëpisë së tij, sot në orët e mbrëmjes. Ky rast ka tronditur familjen dhe gjithë të afërmit, teksa akoma nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije së i riu që u gjet pa shenja jete është Valmir Hasani, vdekjen e të cilit e konfirmoi ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes.

Gjithçka dyshohet se ndodhi për pak minuta pasi i riu u kthye në shtëpi dhe papritmas u dëgjua një zhurmë. Kur familjarët e tij dolën nga dhoma u tmerruan kur e gjeten Valmirin të shtrire për tokë.

Posa rasti u raportua, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatese, me ç’rast ka kryer ekzaminimet e nevojshme që do të ndihmojnë për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka vdekur viktima.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion dhe rasti të hapet si “Vdekje e dyshimtë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjilan.

“Rreth orës 17:15 nga ekipi emergjent mjekësorë ka pranuar informatë se në rrugën ,,Esat Berisha’’ në Gjilan në një shtëpi nga mjeku kujdestarë është konstatuar se personi i moshës 21 vjeçar (mashkull kosovar shqiptar) është pa shenja jete”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Go to TOP