Rashica: Greqia e di që jemi ekip krejt ndryshe, duam fitore

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica ka folur në konferencën për media para ndeshjes se Kosovës kundër Greqisë.

Ai ka thënë se tani ekipi i Kosovës është në një situatë krejtësisht tjetër pas fitores së Kosovës kundër Gjeorgjisë.

“Jemi në një situatë krejtësisht tjetër dhe mundësitë janë që të dalim me një rezultat të mirë nga kjo ndeshje”.

“Detajet e vogla do të vendosim dhe ne do ta bëjmë lojën tonë. Shpresoj që nesër rastet tona t’i shfrytëzojmë në maksimum dhe të arrimë të fitojmë”, ka thënë Rashica.

Rashica ka thënë se ka marrëdhënie  shumë të mira me grekun Christos Tzolis, me të cilin ai luan si partner në sulm te Norwich City.

“Kam biseduar me Tsolis dhe me ka uruar për fitoren kundër Gjeorgjisë. Edhe ata e dinë që kanë të bëjnë me një skuadër tjetër”, përfundoi Rashica.

Ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë zhvillohet të dielën nga ora 20:45.

Go to TOP