Raportohet se një burri në Leposaviq iu publikua foto, i bëhen edhe komente kërcënuese
Një burrë nga Leposaviqi ka raportuar se persona të panjohur i kanë publikuar foton e tij në rrjetet sociale dhe kanë bërë komente kërcënuese për të.
Lidhur me rastin nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është nën hetime.
“Ankuesi mashkull kosovar ka deklaruar se person-a të dyshuar të panjohur i kanë publikuar foton e tij në rrjetet sociale dhe kanë bërë disa komente kërcënuese për të. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, njofton policia.
