Raportimet e fundit nga Kievi: Çfarë panë ukrainasit afër zonave të kontrolluara nga rusët

Zyrtarët ukrainas thonë se trupat rusë tashmë mund të kenë hyrë në territoret seperatiste këtë mbrëmje, si pjesë e asaj që Presidenti rus e quajti “mision paqeruajtës” në republikat popullore të Luhansk-ut dhe Donetsk-ut, raporton The Guardian nga kryqyteti ukrainas.

Zyrtarët thonë se banorët e qytetit Makiivka, që është 15 kilometra larg Donetsk-ut, zonë e pushtuar nga rebelët, kanë parë teksa po shfaqeshin autoblindat e ushtrisë ruse.

The Guardian citon një burim nga ajo zonë, që i ka thënë se “për një orë e gjysmë, një numër i madh i autoblindave ruse janë parë duke lëvizur”.

Në video të publikuara nga Ukraina sonte shihet një rend i autoblindave ushtarake ruse. Zyrtarët ukrainas kanë thënë se nuk mund të deklarojnë akoma nëse autoblindat kanë qenë të ushtrisë së rregullt ruse, apo të njësive seperatiste të kontrolluara nga rusët.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar para pak çastesh ministrin rus të Mbrojtjes,”që të sigurojë paqe” në Donetsk dhe Luhansk.

Madje raportohet se ka filluar futja e trupave ruse në dy rajonet, që disa orë më parë edhe zyrtarisht Kremlini i njohu si shtete të pavarura.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, tha se do të merren hapa konkret pas këtij vendimi të Kremlinit.

“Njohja nga Kremlini e të ashtuquajturave “Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk” si të “pavarura” kërkon përgjigje të shpejtë dhe të vendosur, dhe ne do të ndërmarrim hapat adekuatë në koordinim më partnerët tanë”, tha ai nëpërmjet Twitter.

Go to TOP