Ramush Haradinaj shkon për ngushëllime te familja e Kadri Veselit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime te familja e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, të cilit dje i vdiq nëna.

Haradinaj ka thënë se vdekja e Ajshe Veselit vjen në një kohë jo të lehtë, pasi që kryefamiljari Kadri Veseli nuk gjendet pranë tyre.

“Ndarja nga jeta e të dashurve mund të ndodh në çdo kohë, por për familjen Veseli humbja e nënës Ajshe vjen në kohë jo të lehtë, pasi që kryefamiljari Kadri Veseli nuk gjendet pranë tyre.  Duke ndjerë dhimbjen e tyre, sot me bashkëpunëtorë, shkuam ta ndajmë me ta, të jemi afër dhe tu japim përkrahjen, sipas traditës shqiptare.  Uroj që tutje të bashkohemi vetëm për gëzime. Nëna Ajshe u prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.

Go to TOP