Ramush Haradinaj pret ambasadorin e ri të Gjermanisë, Rainer Rudolph

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, raporton Kosova.info.

Haradinaj i ka uruar ambasadorit Rudolph mirëseardhje dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në çështje me rëndësi për vendin.

“Ambasadorit i urova mirëseardhjen dhe i shpreha gatishmërinë të punojmë ngushtë për tema me rëndësi për vendin tonë. Duke e uruar për detyrën e re, e falënderova për kontributin e jashtëzakonshëm që e ka dhënë Gjermania për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai gjithashtu ka vlerësuar rolin jetik të Gjermanisë në sigurinë e Kosovës dhe ka kërkuar mbështetjen e saj për përpjekjet e vendit që të bëhet pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian./Kosova.info/

Go to TOP