Ramush Haradinaj: Albin Kurti është shefi i të korruptuarve

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se LVV-ja ka aplikuar një model korruptiv të lidhjeve të shkurta, pra po flasim për një model të veçantë.

Dhe, ai e ka shpjeguar këtë model e që sipas tij, Kurti po e mbron dostin e jo kryeprokurorin.

“Në një bord kur ka shumë interesa financiare vendosen dostat të kryeministrit i cili personalisht i ka intervistu këta. Kryeministri Kurti e mbron dostin e jo kryeprokurorin. Nuk ka mujt askush me marr pozitë askund pa u intervistu nga Albin Kurti. Albin Kurti është shefi i të korruptuarve dhe ka besuar se vetëm dostat e tij janë të pakorruptuar”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt, ky korrupsion i lidhjes së shkurtë ka shef dhe është Albin Kurti.

“Këtë që po bëni sot po shihet po vlerësohet dhe do ta merrni faturën. Pozicioni në anën e dostave është krim naj ligjit, është krim ndaj demokracisë dhe unë besoj se këta njerëz e kanë një zor shumë të madh pra kur kryeministri vjen e mbron një dost e jo prokurorin e ka një zor”, ka shtuar Haradinaj.

Go to TOP