Ramadani vendimtar në fitoren e Lecce

Ylber Ramadani ka qenë protagonist të hënën kur Lecce e ka mposhtur Cagliari në ndeshjen e vlerfshme për Serie A.

Golat e Omri Gandelman dhe mesfushorit shqiptar i kanë siguruar tri pikë të arta Lecce, që tashmë gjendet tri pikë larg zonës së rënies nga Serie A.

Cagliari e ka nisur më mirë ndeshjen dhe ka qenë afër golit me Leonardo Pavoletti, por vendasit nuk kanë arritur ta shfrytëzojnë momentin.

Lecce është treguar më e rrezikshme në kundërsulme dhe pas disa rasteve të humbura, ka kaluar në epërsi në pjesën e dytë me një goditje me kokë të Gandelman pas një rivënieje nga këndi.

Fitorja është vulosur pesëmbëdhjetë minuta para fundit, kur Ramadani ka realizuar një supergol me goditje të fortë nga distanca. Goli është konfirmuae pas rishikimit nga VAR-i dhe ka çuar tifozët mysafirë në festë.

Kjo ka qenë vetëm fitorja e tretë e Lecce si mysafire këtë sezon, por me shumë peshë në luftën për mbijetesë.


Go to TOP