Ramadani publikon fjalimet e Kurtit sa ishte opozitë: Ky është Kryeministri juaj gënjeshtar, kjo është Qeveria mashtruese

Qytetarët janë duke u përballur me kriza të shumta, duke filluar nga ngritja ekstrem e çmimeve në produkte ushqimore,në energji-elektrike, në produktet e ngrohjes që nisin të nevojiten këtë sezon e në shumë gjëra të tjera.

Por kjo nuk është e vetmja.

Tashmë në Kosovë është bërë e vazhdueshme mungesa e energjisë-elektrike. Ndërprerja e energjisë-elektrike për orë të shumta ka kthyer vendin në shumë vite më parë, kur vështirë ishte të kishim rrymë për dy orë, ashtu siç po ndodhë edhe tani.

E lidhur me këtë ka reaguar edhe analisti, Shkodran Ramadani.

Ai ka sjellur në kujtesë disa nga deklarimet e kryeministrit, Albin Kurti, gjatë kohës sa ishte në opozitë, ku ndër të tjerash pati thënë se çmimi i rrymës është ndër më të lartët në Evropë dhe se çmimi duhet të ulet dhe pushteti duhet të bie bashkë me të.

“Ne opozite thoshte “mesimdhenesit po paguhen pak, po shtypen, po eksploatohen dhe po perdhoset puna e tyre. Nuk mjafton fakti qe atyre iu eshte ngrite paga disa here. Qeveria duhet te rrezohet”, ndërsa tani mësimdhënsit janë në grevë pikërisht për shkak të mosplotësimit të kushteve të tyre.

Madje duke shkuar edhe më tutje, Qeveria e Kosovës së fundi nuk ua ndau pagat e plota shumë prej tyre, madje grevistët i la pa paga fare.

Përpos që nuk ka patur rritje të pagave, nga Qeveria e Kosovës ende po vazhdon të zvarritet Ligji i Pagave. Çmimet ekstreme me të cilat po përballen qytetarët, veçse po e bëjnë jetën edhe më të vështirë.

Por pavarësisht këtyre deklarimeve të mëhershme, tani Kurti vazhdon të marrë vendime të tjera e të përkrahë ministrat të cilët po e bëjnë lëmsh gjithë vendin.

Postimi i plotë i Ramadanit:

Ne opozite thoshte “cmimi i rrymes eshte nder me te lartet ne Evrope. Cmimi duhet te ulet dhe pushteti duhet te bie bashke me te”.

Ne pushtet po thote “cmimi i rrymes eshte aq i lire, sa qytetaret nuk e dine se sa paguajne. Ai duhet te ngritet, kurse neve na takon pushteti perjete”.

Ne opozite thoshte “mesimdhenesit po paguhen pak, po shtypen, po eksploatohen dhe po perdhoset puna e tyre. Nuk mjafton fakti qe atyre iu eshte ngrite paga disa here. Qeveria duhet te rrezohet”.

Ne pushtet po thote “mesimdhenesit paguhen me shume se sa duhet. Ata nuk e meritojne as kete page dhe 20% e tyre nuk e meritojne fare te jene mesimdhenes. Do t’i perndjekim te gjithe grevistet”.

Ne opozite, cmimet ishin te larta dhe pagat e uleta. Ne pushtet, cmimet jane te uleta dhe pagat e larta. Nderkohe, realiteti dhe e verteta jane krejt ndryshe.

Zonja dhe zoterinj, ky eshte Kryeministri juaj genjeshtar. Kjo eshte qeveria mashtruese qe keni zgjedhur.


Go to TOP