Ramadani: E merituam fitoren, ndaj Legia-s nuk shkojmë me flamur të bardhë
Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, në një prononcim për RTK, është shprehur shumë i lumtur me fitoren dhe kualifikimin e Dritës në fazën e play-off-it të Ligës së Konferencës.
Gjilanasit mundën Auda-n e Letonisë (3-2), duke kaluar në rundin tjetër të garave në këtë ligë evropiane.
“Dhamë maksimumin për 120 minuta. Vendosi shpirti luftarak, disiplina, lufta sportive, analiza e gjithë stafit tonë nga ndeshja e kaluar”, ka thënë Ramadani.
“Mendoj se me plot meritë u kualifikuam”.
Ramadani ka folur edhe për kundërshtarin e radhës, ku Drita do të përballet me Legia Varshavë.
“Përball Legia-s nuk jemi aspak favorit, por nuk do të shkojmë më flamur të bardh”, ka pohuar tekniku i Dritës.