Ramabaja: Kërkesat e Serbisë për autonomi të veriut, krijon rrethana për ripushtim të plotë

Analisti politik Sadri Ramabaja, ka folur në lidhje me situatën në veri të vendit.

Ai është shprehur se nëse do të mirëkuptoheshin kërkesat e Serbisë për autonomi siçe quan Ramabaja, për veriun, do të krijoheshin kushtet për ripushtim të plotë të Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Përpjekjet për të imponuar një lloj normaliteti ndërfqinjësor mes Kosovës dhe Serbisë dhe zgjidhje të pjesshme të çështjes, duke shmangur domosdoshmërinë e njohjes së realitetit politik nga ana e Serbisë, po shihet se nuk jep produktin real të paqes së drejtë dhe të qndrueshme.

Lufta për çlirimin e Kosovës kishte në themel edhe elementet e luftës antikoloniale. Paqen në rajon mund ta kemi të garantuar vetëm atëherë kur Serbia e ka të qartë se Trepçën tashmë e ka të humbur, vetëm atëherë kur Beogradi të mos ketë guximin as të mendoj të jap urdhër për marshim të ushtrisë drejt kufijve të Kosovës. Pranimi i disfatës nga ana e Serbisë, d.t.th fund i luftës realisht.

Në fund të fundit, pretendimi i Serbisë për ta aneksuar veriun, protestat aktuale në veri, në thelb janë vazhdim i luftës që përfundoi me kapitullimin e Serbisë më 9 qershor 1999 në Kumanovë.

Çfardo përpjekje për ta joshur Serbinë duke ia tumirë kërkesat e saj për autonomi të veriut, si trajtë e butë e aneksimit të përkohëshëm, derisa do të krijoheshin rrethanat për ripushtim të plotë, nuk do të nënkuptojë fundin e luftës; për sa kohë që një pjestarë i vetëm i njësive elitare të shërbimeve serbe është në territorin e Kosovës, siç u dëshmua më 29 maj në përplasjen me forcat e KFOR-it në Zveçan, Beogradi nuk heq dorë nga përpjekjet e tij irracionale për të ripushtuar Kosovën. [Fragment nga një analizë më e gjatë.]

Go to TOP