Rama viziton sektorin privat: Është vlerë e shtuar për qytetin – sjell ide, energji e investime
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili synon edhe një mandat, ka vizituar sot sektorin privat.
Në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Rama theksoi se Prishtina bëhet më e fortë kur bizneset bashkëpunojnë me qytetarët dhe institucionet.
“Sektori privat është vlerë e shtuar për qytetin – sjell ide, energji e investime. Kur bizneset bashkëpunojnë me qytetarët dhe institucionet, Prishtina bëhet ma e fortë, ma dinamike dhe gati me ecë përtej!”, ka shkruar ai. /Kosova.info/
