Rama: Rihapet Qendra e Kulturës në Llukar pas renovimit të plotë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se të martën do të rihapet Qendra e Kulturës në fshatin Llukar, pas një renovimi të plotë.
“Shtëpia e kulturës do të mirëpresë artistë dhe spektatorë me aktivitete të ndryshme si shfaqje teatrale, valle dhe interpretime muzikore, duke i rikthyer gjallërinë zonës dhe namin e dikurshëm”, ka shkruar Rama.
Sipas tij, ky është një hap i rëndësishëm për pasurimin e jetës kulturore në Prishtinë. /Kosova.info/
