Rama publikon pamje të plazhit Tushemisht: Gjithçka gati për këtë sezon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje të plazhit në Tushemisht të Pogradecit.

Në një njoftim në Facebook, kryeministri Rama ka thënë se gjithçka është gati për këtë sezon veror.

“Mirëmëngjesi dhe me plazhin ranor në Tushemisht të Pogradecit, ku gjithçka është gati për këtë sezon veror për të mirëpritur edhe më shumë turistë buzë liqenit, ju uroj një javë të mbarë “, ka shkruar Rama në Facebook. /Kosova.info/

Go to TOP