Rama: Prishtina do të bëhet me zonë ekonomike

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se kryeqyteti ka nisur punën për realizimin e zonës ekonomike të Prishtinë.

Sipas planit rregullativ të miratuar kohë më parë, kjo zonë parashihet të jetë mbi 600 hektarë në zonën e Shkabajt dhe Bërnicës.

Rama tha se hapësira ku do të ndërtohet zona ekonomike është shumë e mirë dhe kjo është një favor. Sipas tij një pjesë e tokës është e qeverisë së Kosovës, kurse pjesa tjetër e Komunës së Prishtinës. Ai ka bërë me dije se i ka shkruar qeverisë për këtë çështje.

Rama deklaruar se nuk duhet lëshuar situatën që është me luftën e Ukrainës për të sjellë investime në Prishtinë e Kosovë.

Go to TOP