Rama: Kemi siguruar drutë për ngrohje për 140 familje me ndihmë sociale
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur se kanë siguruar drutë për ngrohje për 140 familje me ndihmë sociale.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se shpërndarja do të fillojë javën tjetër.
“Gjithmonë afër familjeve në nevojë. I lumtur që tashmë kemi siguruar drutë për ngrohje për 140 familje me ndihmë sociale. Javën tjetër fillon shpërndarja. Dimri do të na gjejë gati”, ka shkruar Rama.
