Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Rama i bashkohet thirrjes së ShBA-së për shtensionim në kufirin Kosovë – Serbi: Liderët e dy vendeve të veprojnë me maturi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se i bashkohet thirrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtensionim të menjëhershëm në kufirin Kosovë – Serbi.

Rama i bëri thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi.

“Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, shkroi Rama.

Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë bërë thirrje Serbisë që të tërheqë forcat nga kufiri me Kosovën dhe të vazhdojë të ulë tensionet.

“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Po e shikojmë, po e vëzhgojmë. Por, qëllimi [i grumbullimit të trupave ushtarake serbe], nuk mund ta them tani”, tha John Kirby, koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së.

Megjithatë, Kirby tha se “madhësia” e trupave të grumbulluara është destabilzuese.

Go to TOP