Qyteti i modës sot kumbon nga derbi Milan-Inter, formacionet e mundshme

Interi dhe Milani do të ballafaqohen sot në kuadër të javës së katërt në Serie A.

Ndeshja do të zhvillohet në “San Siro”, duke filluar nga ora 18:00, shkruan Klankosova.tv.

Dy ekipet nga qyteti i modës e kanë nisur edicionin e ri në mënyrë fantastike, duke fituar të gjitha takimet.

Njashtu edhe janë skuadrat me më së shumti gola të shënuar në këtë kampanjë – dallimi qëndron vetëm te Milani që ka pësuar dy gola, teksa Interi akoma zero.

Kështu kuqezinjtë do të synojnë që të thyejnë mbrojtjen e zikaltërve.

Trajneri i Milanit, Steffano Pioli do të ketë mungesë dy mbrojtës – Fikayo Tomorin për shkak të kartonit të kuq ndaj Romës, dhe Pierre Kalulu, për shkak të lëndimit.

Te Interi, nuk do të ketë mungesa fare.

Statistika:

  • Interi ka triumfuar ndaj Milanit në katër takimet e fundit, duke mos pësuar asnjë gol.
  • Lautaro Martinez e ka gjetur rrjetën e golit pesë herë në tri takime të edicionit të ri të Serie A.
  • Fitorja e fundit e Milanit ndaj Interit është me rezultat 3-2 në vitin 2022.
  • Në 10 përballjet e fundit Interi ka fituar 6 herë, ka barazuar dy herë dhe  ka pësuar 2 humbje.

Formacionet e mundshme:

Go to TOP