Qytetarja me shtetësi zvicerane voziti 145 km/h aty ku ishte 50, i merret patentë shoferi për tre muaj dhe 300 euro gjobë

Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan më datën 19.08.2022 në kuadër të zbatimit të Planit Operativ “Sezoni Veror” dhe “Siguria në trafikun rrugor” me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në rrugën Qarkore “Nato 99’’ në qytetin e Gjilanit.

Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili ne zonën ku është kufizimi i shpejtësisë 50 km/h duke vozitur me shpejtësinë 145 km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 eurove, konfiskuar patentë shoferi dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej 3 muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected]  dhe numrat kundestarë: 192; 03850807001.

Go to TOP