Qytetarët e Shqipërisë duan që opozita të bashkohet kundër qeverisë

Shumica e qytetarëve të Shqipërisë mendojnë se opozita duhet të bashkohet në një koalicion të madh kundër qeverisë.

Kjo është përgjigja që ata japin në shumicë në pyetjen e bërë nga Barometri në këtë javë në Euronews Albania.

Njëra ndër pyetjet e bëra ishte, “A duhet opozita të bashkohet në një koalicion të madh kundër qeverisë?“ dhe janë 64.1  për qind e qytetarëve që përgjigjen po,  ndërsa 28.2 për qind mendojnë se opozita nuk duhet të bashkohet në një koalicion të madh kundër qeverisë dhe 7.7  për qind janë përgjigjur nuk e di.

Go to TOP