Abdixhiku: Unë nuk i them Kurtit “shërbëtor i Serbisë”, qeveritarët kuptohet se janë në panik

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është kundërpërgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje, për video-incizimin e publikuar ditë më parë e ku Abdixhiku u përmend si një nga “shkatërrimtarët e vendit”.
Për këtë, Abdixhiku theksoi se kur e ka parë atë video, u ka thënë bashkëpunëtorëve se qeveritarët janë në panik.

Sipas tij, LVV-ja po mundohet ta mbulojë paaftësinë e qeverisjes.

“Duhet të jesh në dëshpërim që pas dy vitesh qeverisjes s’ke asgjë të mburresh. Propaganda është mjet i këtij pushteti. Ka shumë pjesë të rrejshme. Por ata që s’janë në politikë duhet t’iu drejtohen gjykatave”, tha ai në RTV Dukagjini.

Mes tjerash, ai shtoi se nuk mund ta bënte kurrë këtë gjë sikur Lëvizja Vetëvendosje.

Ai mori shembull duke thënë se kryeministrin Albin Kurti kurrë s’do të mund ta quante “shërbëtor të Serbisë” sikur qysh e quajnë të tjerët.

Go to TOP