QMF në Velani nis punën me dy ndërrime – Shërbime shëndetësore për 12 orë çdo ditë

Një lajm i mirë për banorët e lagjes Velani në Prishtinë! Qendra e Mjekësisë Familjare në këtë pjesë të kryeqytetit do të funksionojë tashmë me dy ndërrime duke ofruar shërbime shëndetësore për 12 orë në ditë.

Kjo rritje e orarit të punës vjen pas shumë kërkesave nga qytetarët dhe është një hap konkret drejt përmirësimit të qasjes në kujdesin shëndetësor për komunitetin lokal.

“Qëllimi ynë është të jemi më afër jush dhe t’ju ofrojmë kujdesin mjekësor që meritoni, në kohë dhe me përkushtim”, ka deklaruar drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku.

Stafi mjekësor në këtë qendër është i gatshëm të shërbejë me profesionalizëm dhe kujdes duke përmbushur nevojat e përditshme të qytetarëve për shërbime shëndetësore cilësore dhe të afërta. /Kosova.info/


Go to TOP