QKMF-ja e Podujevës hap ordinancën stomatologjike për personat me aftësi të kufizuar

Në objektin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, nga sot është hapur ordinanca stomatologjike për ofrimin e shërbimeve dentare për personat me aftësi të kufizuara.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, i cili gjithashtu tha se kjo ordinancë gjendet në katin e parë të objektit.

“Përpjekja jonë për avancimin e shërbimeve shëndetësore në QKMF për të gjithë qytetarët pa dallim po vazhdon. I përgëzoj stafin mjekësor për punën dhe angazhimin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët”, shkroi ai në Facebook.

Go to TOP