Qeveria propozon tre anëtarë të rinj për Këshillin Shtetëror të Cilësisë

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka:

Miratuar vendimin me të cilin i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës, ratifikimi i 3 (tre) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, si në vijim:

  • Në shkencat mjekësore, Driton Vela,
  • Në shkencat humane, Florim Gallopeni,
  • Nga radhët e studentëve, Shkurtë Bajgora.

Mandati i anëtarëve sipas këtij vendimi fillon vetëm pas përfundimit të mandatit të anëtarëve të KSHC-së për fushat përkatëse. /Kosova.info/


Go to TOP