Qeveria pritet ta bëjë projektligjin për vendosjen e çmimeve për produktet bazë të ushqimit
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se do të miratohet një projektligj që mbron qytetarët nga vendosja e çmimeve të papërballueshme në sigurimin e furnizimit të ushqimit në produktet bazë.
Ai në mbledhjen e sotme të qeverisë ka thënë se kjo duhet të bëhet më së largu në fillim të muajit gusht të këtij viti.
