Qeveria miraton projekt-udhëzimin administrativ: Këto janë punët që konsiderohen të rrezikshme për fëmijët

Qeveria e ka miratuar sot projekt-udhëzimin administrativ për parandalimin dhe ndalimin e formave të rrezikshme të punës së fëmijëve në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti tha se ky projekt udhëzim administrativ “në mënyrë specifike karakterizon punët të cilat janë të ndaluara dhe të rrezikshme për zhvillimin normal të fëmijëve”.

Ministrja e Derjtësisë, Albulena Hazhiu tregoi se me projekt-udhëzimin e ri administrativ, ndër punët e rrezikshme për fëmijët konsiderohen: puna gjatë orarit të natës, prej orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit, ngritja dhe bartja e kohëpaskohshme e peshave, po ashtu ngritja dhe bartja e peshave mbi 10 kg, puna në thellësi nën sipërfaqen e tokës, nën ujë dhe në vende të mbyllura, puna në lartësi mbi dy metra, ekspozimi ndaj temperaturave ekstreme të larta apo të ulëta, ekspozimi ndaj zhurmës dhe dridhjes…

Punë me rrezik të lartë, me rojekt-udhëzimin e ri administrativ konsiderohen: bujqësia dhe pylltaria, ndërtimtaria, puna në eksploatimin e pasurive natyrore, puna në deponi të mbeturinave, puna në rrugë, puna në hoteleri, në klube të natës, në lojëra të fatit dhe argëtimit e të tjera.

Go to TOP