Qeveria e emëron komisionin që do ta përzgjedh drejtorin e ri të ASK-së, Kurti përmend emrat
Qeveria e Kosovës e ka emëruar komisionin që do ta bëjë përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti përmendi emrat e kryesuesit dhe anëtarëve të komisionit, përpara se anëtarët e kabinetetit qeveritar ta miratonin propozimin e tij.
“Ismail Dibrani, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës, kryesues; Afërdita Beka Arifaj, drejtore e Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, anëtare; Fahrije Tërnava, sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Punëve të Brendshme; Shqipe Makolli, zyra për burimet njerëzore – ASK, anëtare dhe Bedri Xhafa, ekspert i jashtëm”.
