Qëllohen për vdekje tre palestinezë pas sulmit në Bregun Perëndimor
Forcat izraelite qëlluan për vdekje tre palestinezë që sulmuan një vendbanim izraelit në Bregun Perëndimor, sipas ushtrisë izraelite, sipas së cilës të tre ishin anëtarë të Hamasit
Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se sulmuesit goditën vendbanimin Adora pranë qytetit të Hebronit, duke hapur zjarr ndaj ushtarëve izraelitë që patrullonin aty pranë.
Ministria palestineze e Shëndetësisë tregoi se emrat e tre të vrarëve janë Ismail Jahisha, 19-vjeçar, Mohammad Jahisha, 17-vjeçar dhe Uday Jahisha, 15-vjeçar.
