PZAP hedh poshtë ankesën e Sami Lushtakut rreth kandidimit për kryetar të Skenderajt

Sami Lushtaku nuk do të mund të kandidojë për të parin e Skenderajt në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Kjo pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa ka hedhur poshtë ankesën e tij.

Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi edhe Kryesuesi i Sekretariatit në PZAP, Mulë Desku, i cili tregon se përgjigjen për ankesën ia kanë përcjellë edhe zyrtarit ligjor të Lushtakut.

“PZAP-i e ka njoftuar përfaqësuesin ligjor të Sami Lushtakut me vendimin lidhur me apelin e tij. Apeli është hedhur si i palejuar”, tha Desku.

Go to TOP