Putini thotë se do të ishte ‘e neveritshme’ t’i shihje të zhveshur liderët perëndimorë të cilët propozuan në samit të ‘heqin’ rrobat siç bën presidenti rus

Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar ndaj liderëve perëndimorë të cilët u tallën gjatë samitit të G7 për pozat e tij pa këmishë, derisa propozuan që edhe ata të bënin të njëjtën gjë.

Putini tha se do të ishte “e neveritshme” t’i shihje ata lakuriq, derisa u pyet lidhur me këtë çështje.

Kryeministri britanik, Boris Johnson kishte filluar të tallet me Putinin derisa ishin ulur për bisedime me liderët e tjerë perëndimorë i cili tha: Me xhaketa, a po pa xhaketa? A t’i heqim rrobat?

“Ne të gjithë duhet të tregojmë se jemi më të ashpër se Putini”.

Më pas kryeministri kanadez Justin Trudeau bëri shaka se liderët perëndimorë duhet të imitojnë fotografitë e kreut të Kremlinit atë ku ai “është pa këmishë me gjoks të zhveshur dhe hipur mbi kalë”.

Putin, 69-vjeçar, iu është kundërpërgjigjur atyre në një samit në Taxhikistan.

“Nuk e di saktësisht se deri ku donin të zhvisheshin, nga pjesa e lartë, apo nga pjesa poshtë”, tha Putini.

“Por unë mendoj se, sido që të jetë, do të ishte një pamje e neveritshme”.

Go to TOP