Putin e quan vrasjen e Ali Khameneit `një vrasje cinike`

Presidenti rus, Vladimir Putin ka shprehur ngushëllime për vdekjen e liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khameneit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Rusi, TASS.

Ai e ka përshkruar vdekjen e Khameneit si “vrasje cinike që i ka shkelur të gjitha normat e moralit njerëzor dhe ligjit ndërkombëtar”.

Rusia është aleate e Iranit. Vitin e kaluar, dy shtetet janë pajtuar për të përforcuar bashkëpunimin ushtarak dhe kanë nënshkruar traktat 20-vjeçar “të partneritetit strategjik”.


Go to TOP