Punonjësja e seksit që viziton rregullisht një 93-vjeçar me demencë: Sytë më tregojnë se çfarë do ai

Një punonjëse e seksit ka treguar se ajo viziton një shtëpi kujdesi për seanca të rregullta, ku takohet me një burrë 93-vjeçar që vuan nga demenca.

Ema, e cila ka qenë në industrinë e seksit për 30 vjet, i bën vizita mujore Rogerit dhe ajo tregon se ka edhe bekimin e familjes së tij.

Derisa  ai e ka të vështirë komunikimin ajo për “Morning Bulletin” në Australi, tha se sytë e tij i tregojnë se çfarë do ai.

“Ka të bëjë me miqësinë, ndërveprimin social, daljet emocionale, por më e rëndësishmja, ka të bëjë me seksin. Unë shikoj sytë e tij të bukur blu me shkëlqim dhe ata më thonë pothuajse gjithçka që ai dëshiron që unë të bëj”, ka thënë ajo.

Stafi në shtëpinë e të moshuarve di për vizitat dhe i inkurajon ato, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

“Ata hapin tapetin e kuq për mua sepse e dinë natyrën e thellë të këtij shërbimi dhe çfarë do të thotë me të vërtetë për këtë klient.”

Emma tha se ajo është bërë shumë e afërt me Rogerin gjatë vitit të kaluar dhe flet me të për të kaluarën e tij.

“Ne shikojmë foto, jo foto seksi, por të gjërave për të cilat ai dikur ishte i interesuar dhe zakonisht pimë ndonjë pije të tij të preferuar”, është shprehur tutje ajo.

Go to TOP