Punëtori i KEDS-it bie nga 3 metra lartësi në Suharekë, policia jep detaje

Zyrtari i KEDS-it është jashtë rrezikut për jetë pas lëndimeve që mori si pasojë e rënies nga një lartësi prej 3 metrash në Suharekë, pasditen e djeshme.

Kështu të paktën është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Rr. Bali Kuqi, Suharekë 08.04.2022 – 12:45. Është raportuar se viktima mashkull  kosovar  zyrtar i KEDS-it është rrëzuar nga një lartësi rreth 3 metra dhe ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar  në spitalin rajonal dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim. 

Go to TOP