Publikohet “Vjetari Hidrometeorologjik 2024”, edicioni i 11-të

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar Vjetarin Hidrometeorologjik 2024, edicioni i njëmbëdhjetë me radhë, i cili përmbledh dhe analizon të dhënat hidrometeorologjike për vitin përkatës.

Vjetari përmban të dhëna të detajuara të paraqitura përmes tabelave, grafikëve dhe hartave, të siguruara nga Sistemet Shtetërore Monitoruese Meteorologjike dhe Hidrologjike. Këto të dhëna ofrojnë një pasqyrë të qartë dhe të strukturuar mbi kushtet meteorologjike dhe hidrologjike në Republikën e Kosovës.

Përgatitja e këtij botimi është mundësuar falë përkushtimit dhe punës profesionale të stafit të IHMK-së. Të dhënat statistikore dhe përpunimi i tyre janë realizuar duke përdorur programe dhe metodologji standarde të Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO), duke garantuar saktësi dhe besueshmëri shkencore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës mbetet i përkushtuar që edhe në vazhdimësi, në mënyrë të rregullt dhe me kohë, të informojë publikun dhe institucionet relevante për të gjitha situatat që lidhen me motin, përmbytjet dhe kushtet e tjera hidrometeorologjike në Republikën e Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP