Publikohet posteri dhe data e shfaqjes së serialit të shumëpritur “House of the Dragon”

Posteri promovues për serialin ‘spinoff’ (një seri televizive që vjen pas dhe ndërlidhet me një seri televizive të suksesshme) të “Game of Thrones”, “House of the Dragon”, sapo ka debutuar në internet.

Paddy Considine, Matt Smith, Olivia Cooke, Emma D’Arcy, Steve Toussaint, Eve Best, Fabien Frankel, Sonoya Mizuno dhe Rhys Ifans – janë yjet kryesore të këtij seriali.

Nuk dihet shumë në lidhje me projektin e ri televiziv, përveç hyrjes nga HBO, e cila thotë: Bazuar në “Fire & Blood” të George R.R. Martin, seriali, i vendosur 200 vjet përpara ngjarjeve të “Game of Thrones”, tregon historinë e House Targaryen.

Sigurohuni që t’i lexoni përshkrimet e plota të personazheve, për të zbuluar se kë po portretizon secili yll para se të nisë shfaqja e episodeve të reja.

Seriali do të debutojë me 21 gusht të këtij viti dhe do të jetë në dispozicion për t’u shikuar në HBO Max. 

Go to TOP