Publikohen lëvizjet e dyshimta të ekzekutorit portugez në Shëngjin

Ardian Nikulaj u vra me armë zjarri të mërkurën në biznesin e tij në Shëngjin.

Ngjarja ndodhi në lokalin “Coral” në pedonale të Shëngjinit, që është në pronësi të viktimës.

Policia zbardhi ngjarjen dhe lëshoi 6 urdhër arreste, ndërsa tha se ka prova të sigurta se ekzekutori ishte një portugez.

Euronews Albania ka siguruar një video ku shihet Ruben Saraiva i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Nikulajt, që dyshohet të jetë kryer për motive gjakmarrje.

Go to TOP