Psikologë nga Kosova dhe Shqipëria bëhen bashkë në një kongres në Prishtinë
Shoqata e Psikologëve të Kosovës dhe Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, kanë organizuar Kongresin Ndërkombëtar “Shëndeti mendor, sfidat dhe e ardhmja”
Këtë ngjarje e hapi organizatori i saj, psikologu, Ilir Havolli.
Në këtë ngjarje morrën pjesë shumë psikologë e psikologe, në mesin e të cilëve ishte Ferid Agani, ish minisitër, mjek dhe neuropsikiatër, kryetarja e Odës së infermierëve, Nexhmije Gori, psikologu dhe teologu nga Maqedonia e Veriut, Musa Musai, psikologu i parë klinik në Kosovë, Shaban Qoqaj, e shumë të tjerë.
Me këtë rast, kyetarja e Odës së Infermierëve, Nexhmije Gori, u dha mbështjetjen e plotë shoqatës së psikologëve të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Ajo njëherit iu bëri thirrje atyre që insitucionin që ajo drejton ta trajtojnë si shtëpinë e tyre, pasi që siç tha ajo “punën që po e bëjnë këto shoqata është më rëndësi të madhe për shëndetin mendor në trojet tona”.
Në Kongresin Ndëkombëtar “Shëndeti mendor, sfidat dhe ardhmja”, u prezantuan edhe hulumtime në lidhje me shëndetin mendor dhe me sfidat që përballen njerëzit.
