PSG transferon talentin brazilian

Paris St-Germain ka transferuar mesfushorin brazilian Gabriel Moscardo nga Corinthians, ka njoftuar klubi i Ligue 1 të enjten.

Nëntëmbëdhjetë vjeçi i ishte bashkuar Corinthians sezonin e kaluar, duke luajtur tetëmbëdhjetë ndeshje në Serinë A të Brazilit.

Ai ka nënshkruar kontratë me PSG-në deri në vitin 2028 po pritet të jetë po te Corinthians deri në fund të sezonit si i huazuar.

Aktualisht PSG është në krye të tabelës, tetë pikë më shumë se Nice në vendin e dytë.

Go to TOP