PSG fillon bisedimet me Conten pasi zbulohet klauzola në kontratën e tij me Tottenhamin

Paris Saint-Germain thuhet se ka hapur bisedimet me trajnerin e Tottenham Hotspur, Antonio Conte, i cili ka një klauzolë për t’u larguar nga klubi londinez në fund të sezonit.

Sipas Calciomercato.com, gjigantët e Ligue 1 kanë filluar negociatat me trajnerin italian, i cili nënshkroi një marrëveshje 18-mujore me Spurs në muajin nëntor.

Megjithatë, sipas raportit, një klauzolë në kontratë i lejon ish-trajnerit të Interit dhe Juventusit të largohet nga Spurs në fund të sezonit.

Në fillim të javës së kaluar, Conte deklaroi vet se do të diskutonte të ardhmen e tij me klubin në fund të sezonit.

“Pas tre muajsh, në fund të sezonit, do të vazhdojmë të përmirësojmë njohuritë e njëri-tjetrit dhe më pas të gjejmë zgjidhjen më të mirë për të dy”, ka thënë Conte.

Sipas raportit, Conte është tunduar nga oferta nga Franca, por Tottenham do të përpiqet të bindë trajnerin italian që të qëndrojë në klub të paktën deri në fund të sezonit të ardhshëm 2022/2023.

Skuadra e Ligës Premier humbi 3-2 kundër Manchester United javën e kaluar, por mbetet në garë për një përfundim në top-katërshe.

PSG ka të ngjarë të ndahet me trajnerin e tyre Mauricio Pochettino në fund të sezonit dhe Conte nuk është kandidati i vetëm për këtë punë, pasi Max Allegri dhe Zinedine Zidane janë të lidhur gjithashtu me zëvendësimin e trajnerit argjentinas. 

Go to TOP