PSG dëshiron vetëm tri pikë ndaj Nantes, formacionet zyrtare – Messi rikthehet titullar

Paris Saint-Germain dhe Nantes kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Ligue 1.

Gjiganti parisien është nikoqir i Nantes në takimin i cili pritet të fillojë nga ora 17:00 në stadiumin ‘Parc des Princes’.

Ekipi i Mauricio Pochettinos vjen në këtë ndeshje me një formë të lartë dhe synon fitoren e radhës për ta mbajtur distancën me ndjekësit.

Në anën tjetër, mysafirët kanë luhatje të formës në ndeshjet e fundit, por do të tentojnë befasinë në këtë udhëtim të vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të luajnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht disa mungesave.

Lionel Messi rikthehet nga minuta e parë, pasi në sulm do të luajë së bashku me Neymarin dhe Kylian Mbappen.

PSGNavas – Hakimi, Kehrer, Diallo, Bernat – Paredes, Gueye, Verratti – Messi, Mbappe, Neymar.

NantesLafont – Fabio, Casteletto, Girotto, Corchia – Chirivella, Moutoussamy, Blas – Kolo Muani, Coulibaly, Coco.

Go to TOP