Pse shëndeti mendor keqësohet afër festave të fundvitit

Sezoni festiv mund t’i mbush krejt njerëzit me emocione, por ka disa njerëz të cilët e ndjejnë se shëndeti i tyre mendor po merr kahje të gabuar

Arsyet për këtë mund të jenë shumë personale, por shumica prej tyre janë gjëra të zakonshme të cilat mund t’i shmangni.

Një eksperte shëndetësore e cila ka specializuar për sëmundjet e depresionit dhe shqetësimeve, ka treguar arsyet prapa ndjenjave të këqija që jeni duke i pasur.

Problemet financiare

Nuk është befasi se shumica e njerëzve fillojnë të brengosen se nuk mund t’i përballojnë financiarisht të gjitha shpenzimet ekstra që i sjell sezoni festiv. Këto probleme financiare shkaktojnë stres dhe shqetësim, prandaj edhe mund të jenë duke u ndjerë keq kohët e fundit.

Go to TOP