“Pse me jetu ai si kapadai, e djali jem han dheun”- Familja e Fidan Brestovcit ende kërkon drejtësi

Familja Brestovci kanë kërkuar drejtësi për djalin e tyre të vrarë 27 vite më parë nga policët serb.

Fidan Brestovci, që atë kohë ishte 6 vjeçar, nuk kishte mundur të iu përballoj plagëve të marra pas një sulmi me breshëri plumbash në drejtim të automjetit të familjes së tij, diku në rrethinën e Ferizajt.

Sipas nënës së tij, Makfires, 29 plumba kanë qenë në veturë, ku të plagosur kishin mbetur edhe ajo me të shoqin, e 3 plumba e kishin kapur fëmijën që ndërroi jetë rrugës për në spital.

“29 plumba i ka pasur, unë dy plumba në krah, burri një në dorë. Ata prapa e kam kap mos u tut, se kam ditë, se kam pa njëherë. Ai tre plumba i ka pasur, një plumb e ka pasur në qafë e një mbrapa”, tha ajo .

Familja thotë se për një kohë të gjatë, para se të nisë lufta, bashkë me avokatin Bajram Kelmendi, janë përballur në gjykatë, me dorasin Borban Kerstiq, por që Brestovci thotë se dënim nuk u dha.

“Hiq, hiq asnjë vendim për ata nuk kam marrë”, shtoi ajo.

Kjo megjithëse, Kerstiq, kishte pranuar fajësinë, duke deklaruar se kishte cak dikë tjetër e që i është ngatërruar me këtë familje.

Me gjithë dënimet që janë dhënë për vrasjen e civilëve nga forcat serbe, nëna e Fidanit, shpreson që vrasja e birit të saj që ishte ndër të parët fëmijë të vrarë, të ndëshkohet.

“Pse me jetu ai si kapadai, e djali jem me han dheun, 6 vjeç e gjysmë”, përfundoi nëna e Fidan Brestovcit.

Go to TOP