PSD me aksion simbolik, e gjuajnë me miell ministrin Murati

Aktivistë të Partisë Socialdemokratë (PSD), sot kanë zhvilluar një aksion duke e gjuajtur me miell ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Telegrafi mëson se aksioni është zhvilluar pak minuta më parë, derisa ministri Murati ishte duke dalë nga një lokal në lagjen Dardania.

Nol Nushi, Zgjim Hyseni dhe disa aktivistë të PSD-së zhvilluan aksionin kundër ministrit, Hekuran Murati, duke e gjuajtur me miell.

Ndryshe, sot kryeministri i vendit, Albin Kurti bashk me ministrinë e Financave, Hekuran Muratin mbajtën sot një konferencë për media të cilët njoftuan për pako të re mbështetëse për qytetarët për përballje me inflacionin.

Go to TOP