PSD-ja me aksion simbolik, ia vë drynin KPM-së
Anëtarët e Partisë Socialdemokrate e kanë mbyllur me dry e zinxhirë derën e Komisionit të Pavarur për Media.
Kjo, vjen si protestë e PSD-së pasi bordi i KPM-së është mbledhur për të diskutuar në mënyrë joformale çështjen e pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës nga ana e MINT-it.
Kujtojmë se dje, MINT-i mori vendim që të pezulloj certifikatën e biznesit të Klan Kosovës, veprim ky që pasoi me shumë reagime.
Reagime pati nga drejtuesit e mediave kryesore në vend, gazetarë e organizata evropiane për liri të medieve.
