Promovohen në Ulqin dy librat e autorit Adriatik Kelmendi

Publicisti Adriatik Kelmendi ka promovuar dy librat e tij tek muzeu në Kalanë e Ulqinit.

Librat “Smells Like Teen Spirit” dhe “Si mund të jetojmë diku tjetër kur në botë ekziston Parisi?”, përmbajnë problematikat e para dy dekadave, e që disa vazhdojnë edhe sot.

Arbër Vllahiu, i cili ishte folës gjatë këtij promovimi tha se në këto libra trajtohen problemet si ato me të cilat sot përballet vendi: energjia elektrike e liberalizimi i vizave..

Autori i librave dhe njëherësh Drejtor i Përgjithshëm i Klan Kosovës, tha se asnjëherë nuk do të kishte dëshirë të shkruante për tema negative.

“Vetëm për gjëra të bukura, për film, për art për diçka që e fisnikëron shpirtin dhe ne si gazetarë jemi të detyruar që t’i trajtojmë të gjitha dhe ta kryejmë misionin tonë që ta informojmë publikun dhe ta themi të vërtetën”, shtoi tutje Kelmendi.

Folës të tjerë gjatë promovimit të dy librave “Smells Like Teen Spirit” dhe “Si mund të jetojmë diku tjetër kur në botë ekziston Parisi?” ishin edhe miqtë e tjerë të Kelmendit si Bardh Rugova e Rrahman Paçarizi.

Ndërsa pjesëmarrës ishin edhe personalitetet publike si nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tenori Ramë Lahaj dhe shumë të tjerë.

Go to TOP